Cikalleshi dhe Manaj “makineri” në Superligën turke, 32 gola mes dyshes kuqezi
Rey Manaj dhe Sokol Cikalleshi po kalojnë një formë fantastike në Superligën turke. Secili prej tyre ka kontribuar për 14 gola për skuadrat përkatëse pas 28 javëve të luajtura.
Ata kanë qenë “makineri” golash këtë sezon. Manaj me Sivasspor është ndër më të mirët e golashënuesve të Superligës. Ai ka shënuar 18 gola në total, ndërsa nuk ka asistuar asnjë.
Cikalleshi në anën tjetër ka shënuar 9 gola për Konyaspor dhe ka asistuar 5 të tjerë. Në total janë 32 gola që kanë ardhur nga këmbët e kësaj dyshe.
Burimi: boldnews.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip