Champions/ Dy gola në 2 minuta, Barcelona thyen prapavijën e Napolit
Nuk mund të kishte nisje më të mirë të sfidës, teksa Barcelona ka arritur të gjejnë rrugën e rrjetës dhe jo një, por dy herë, duke qëndruar kështu me një këmbë, në fazën çerekfinale, të UEFA Champions League.
I pari që gjeti rrugën e rrjetës ishte “fantazisti” spanjoll, Fermin Lopez, i cili pas një pasimi të Raphinha, në brendësi të zonës dërgon topin në rrjetën e Meret, në minutën e 15′-të të sfidës.
Vetëm dy minuta më vonë, sërish braziliani Raphinha i cili lëshon një goditje potente, që përplaset në shtyllë, me topin që kësaj radhe kapet nga anësori portugez, Joao Cancelo, me këtë të fundit, që dërgon topin në rrjetën e italianëve.
Burimi: boldnews.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip