logo
Çfarë ndodhi? Largohet përfundimisht Fationi, zbulohet arsyeja e vërtetë!

Çfarë ndodhi? Largohet përfundimisht Fationi, zbulohet arsyeja e vërtetë!

3 Mars, 2024
11:24

Fation Kuqari vendosi mbrëmë që të linte përfundimisht shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Në studion e “Big Brother VIP”, ai u shpreh se situata me Meriton Mjekiqin ishte bërë diçka që ai nuk e përballonte dot. Sipas tij, ishte hera e disatë që Meritoni ofendonte vajzat në shtëpi.

Më pas ai pati dhe një diskutim me Rike Roçin, e cila u mërzit shumë dhe u përlot kur Kuqari u largua nga BB VIP. Madje ai vendosi që të largohej pa takuar asnjë nga banorët.

Pjesë nga biseda mes Fationit dhe Rikes:

Fationi: Rike!

Rike: Pse e bëre?

Fationi: Unë e kisha të ndarë, ti e di shumë mirë këtë gjë. E di që je e drejtë në lojë, pavarësisht se disa duan të përfitojnë. Por të uroj fitore.

Rike: Ti ke bërë një gabim të madh.

Fationi: Jepi drejtim. Je më e fort vetë.

Rike: Pse i bëre qejfin? Ai u lumturua.

Fationi: S’ka problem. Njerëzit e vegjël e marrin këtë si fitore. Unë jam njeri i madh.

Burimi: blogin.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Ndarja e bujshme/ E ëma e Ledrit tregon se si i ka sot raportet me Sarën
lexo artikullin