logo
Çfarë i ndodhi? Ledjona bën gati valixhet, Egla e mbështet: Nuk dua të dalësh, ke dhe dy muaj kohë

Çfarë i ndodhi? Ledjona bën gati valixhet, Egla e mbështet: Nuk dua të dalësh, ke dhe dy muaj kohë

2 Mars, 2024
1:41

Debatet e shumta e me tone të lartë brenda shtëpisë duket se kanë ndikuar emocionalisht Ledjonën e cila herë pas here ka kërkuar që të dalë prej shtëpisë së ‘BBV3’.

Edhe pse shumë herë e ka shprehur se do të largohej, ditën e sotme ajo ka bërë veprimin e papritur duke bërë gati valixhet.

Gjatë një bisede me Erjolën, ku kjo e fundit është përlotur, mundohet ta qetësojë duke i thënë se Ledjona është pretendente për fituese dhe duhet të qëndrojë ende në garë, Ledjona i përgjigjet: ‘Çfarë të bëj? Kemi jetën jashtë, plus që jam shumë e ngarkuar edhe kaq, s’dua të rri më.’

Më pas Ledjona është përballur me Eglën ku kjo nën zë i thotë se nuk do që Ledjona të dali prej shtëpisë: Ke dhe dy muaj kohë, një, dhe e dyta, mund të jetë një lajm mbi 100! Dhe pikërisht për të trazuar këto ujëra unë nuk dua që të dalësh!

Ledjona: Ok e vlerësoj shumë!

Egla: Nuk është për tu vlerësuar, por unë nuk do të dilja kurrë po të isha në këto kushte. Dhe e di për çfarë nuk dua, sepse ti nuk je një gocë që e lë betejën përgjysmë.

VIDEO

Burimi: lajme.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Një tjetër dron ‘zbarkon’ në shtëpinë e BBV, ja për cilin është këtë herë (VIDEO)
lexo artikullin