logo
Caktohen çiftet çerekfinaliste të Kupës së Kosovës në futboll

Caktohen çiftet çerekfinaliste të Kupës së Kosovës në futboll

14 Shkurt, 2024
12:41

Malisheva – Ballkani dhe Drita – Dukagjini, do të jenë çiftet më interesante të fazës çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Në shortin e tërhequr të mërkurën në zyrat e FFK-së, është caktuar që këto katër skuadrat e Superligës të përballen mes veti për dy vende që dërgojnë në fazën gjysmëfinale të kësaj gare. Në short ishin të përfshira tetë skuadrat që me sukses e kaluan fazën e 1/8 së finales.

Ballkani është kampion i Kosovës dhe në çerekfinale do të luaj në udhëtim te Malisheva, ndërsa Drita në shtëpi e pret skuadrën e Dukagjinit.

// Function to check if the user’s country is one of the blocked countries
function isBlockedCountry() {
var blockedCountries = [‘XK’, ‘AL’]; // ISO 3166-1 alpha-2 country codes for Kosovo and Albania respectively
var xhr = new XMLHttpRequest();
xhr.open(‘GET’, ‘https://ipapi.co/country/’, true);
xhr.onload = function () {
if (xhr.status === 200) {
var countryCode = xhr.responseText.trim();
if (blockedCountries.includes(countryCode)) {
// User is in one of the blocked countries, do not load the ad
console.log(‘User is in a blocked country.’);
} else {
// User is not in a blocked country, load the ad
loadAd();
}
}
};
xhr.send();
}

// Function to load the advertisement onto the webpage
function loadAd() {
var atOptions = {
‘key’: ‘a7f70856a07251d6e84c95819bee862f’,
‘format’: ‘iframe’,
‘height’: 250,
‘width’: 300,
‘params’: {}
};
document.write(” + ‘ipt>’);
}

isBlockedCountry();

Fituesja në fuqi e këtij trofeu, Prishtina do të përballet me Trepçën ’89 në këtë fazës të Kupës së Kosovës dhe luan si vendase.

Ndërkohë, dueli i fundit çerekfinal është ai ndërmjet skuadrave të Ligës së Parë, Suharekës dhe Vjosës. Ndeshjet çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll, do të luhen në fillim të muajit të ardhshëm, saktësisht më datat 6 dhe 7 mars.

Edhe në fazën çerekfinale, fituesi do të përcaktohet me një ndeshje të luajtur, ndërsa gjysmëfinalet do t’i kenë nga dy përballje për të konfirmuar dy skuadrat finaliste të këtij edicioni të Kupës.

 

 

Burimi: teve1.info

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Edhe këtë vit organizohet turneu i boksit “Pavarësia”
lexo artikullin