logo
Bujar Spahiu rizgjidhet në krye të Komunitetit Mysliman Shqiptar/Besimtarët protestë!

Bujar Spahiu rizgjidhet në krye të Komunitetit Mysliman Shqiptar/Besimtarët protestë!

2 Mars, 2024
14:16

Bujar Spahiu u rizgjodh në krye të Komunitetit Mysliman Shqiptar, KMSH, me 82 vota nga 92 anëtarë të Kryesisë. Procesi u zhvillua mes akuzave e protestave. Pas votimit në mjediset e Medresesë së Tiranës, ky është i dyti mandat për Spahiun, fillimisht i zgjedhur më 2 mars të 2019-ës. Sot, ai garoi përballë dy emrave, Emirion Vathajt, myfti i Beratit dhe administratorit të Myftinisë së Durrësit, Eduart Shefki. Secili mori nga tre vota ndërsa katër të tjera rezultuan “të pavlefshme”.

Pasi u rizgjodh në krye të KMSH-së, Spahiu mbajti një fjalim ku ndër të tjera u shpreh se institucioni që drejton do të vijojë të ndjekë traditën, por se nuk do të ngurojë të ndjekë rrugën ligjore ndaj kujtdo që sipas tij, “akuzon pa fakte”.

Sot pati një protestë nga besimtarët që hodhën akuza për “teatër gylenist”, referuar organizatës “Feto” të Fetullah Gylenit.

Burimi: vovmagazine.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Tre kartonë të kuq në ndeshjen Lacio-Milan, pezullohet arbitri Di Bello
lexo artikullin