Boksierja Sadiku pritet edhe nga ministri Çeku
Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport (MKRS), Hajrulla Çeku ka pritur të mërkurën në takim boksieren Donjeta Sadiku, e cila u kualifikua në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”.
Në njoftimin e MKRS-së, thuhet se u diskutua për ndeshjet dhe rrugëtimin e boksieres Sadiku për të fituar normën olimpike, emocionet e meçit të fundit, dhe gjithashtu përgatitjet për pjesëmarrjen në meçet e radhës.
“Ministri Çeku e siguroj Donjetën dhe ekipin e saj për mbështetje të plotë në përgatitjet për Lojërat Olimpike Paris 2024”, thuhej ndër të tjera në njoftimin e MKRS-së.
Të pranishëm në këtë takim ishin edhe presidenti i Federatës së Boksit, Enver Krasniqi, sekretari, Latif Demolli si dhe trajnerja Marjola Sallauka.
Burimi: teve1.info
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip