logo
Berisha: Në Beograd anulohen zgjedhjet, këtu qeverisin ata që fituan me krimin

Berisha: Në Beograd anulohen zgjedhjet, këtu qeverisin ata që fituan me krimin

3 Mars, 2024
23:16

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi vendimin e detyruar të presidentit serb Aleksandër Vuçiç, për të anuluar zgjedhjet në Beograd dhe për ti ripërsëritur ato.

Gjatë protestës poshtë banesës së tij, lideri i opozitës theksoi se në Beograd anulohen zgjedhjet, kurse në Shkodër, në Durrës, Elbasan, Tiranë, vazhdojnë qeverisin kryebashkiakët që fituan në bashkëpunim me krimin.

“Ne jetojmë në një emergjencë, në një gjendje në të cilën të këqijat që gllabërojnë qenien tonë, pasuritë tona, rriten nga ora në orë, sepse regjimi i Edi Ramës, regjimi kriminal bëhet çdo orë dhe çdo ditë më i pamërishë ndaj shqiptarëve. Vendi, çdo orë dhe çdo ditë varfërohet nga vjedhjet e qeveritarëve. Ndaj dhe çdo orë dhe çdo ditë aksioni ynë pa kthim, beteja jonë pa kthim, mosbindja civile bëhen më emergjente më jetike, për fatin e Shqipërisë. Ju lutem, mendoni për një moment, çfarë ndodhi me zgjedhjet në Shqipëri. A nuk ishin ato zgjedhjet më të pabarabarta ndonjëherë në histori. A nuk u zhvilluan ato zgjedhje në kushtet kur njëra palë me 61 kandidatë mori disa milionë euro financime shtetërore. Kurse pala tjetër, kundërshtare dhe armike nuk mori asnjë qindarkë. Kryetarit të saj nuk ju regjistrua emri. Ju ndryshua qendra e votimit 1.3 mln votuese, megjithatë vazhdojnë kryetarët e zgjedhur mbi krimin të qeverisin Shqipërinë në të katër anët”, tha Berisha nga protesta e mbajtur poshtë banesës së tij.

Lideri i opozitës u ndal edhe te afera e inceneratorëve, duke akuzuar Edi Ramën dhe Erion Veliajn, se kanë shpenzuar 200 milionë euro nga buxheti i shtetit me firmën e tyre dhe asnjë incenerator nuk punon. Ai akuzoi edhe prokurorët e SPAK, duke u shprehur se “Dumanët ushqehen si derra me paratë e vjedhura”.

Kreu i demokratëve, Sali Berisha foli edhe për dënimin nga SHBA të pronarit të Gunvorin, rusin Timçenko, i lidhur me kryeministrin Edi Rama dhe i njohur si miku i presidentit rus Vladimir Putin. “SHBA dënoi me 660 mln dollarë mikun e Ramës, pronarin e Gunvorit, rusin Timçenko. Po në Shqipëri çfarë marrëveshje sekrete ka bërë me të?’, u shpreh Berisha gjatë protestës.

Kryetari i Partisë Demokratike theksoi “se liria që duam, kërkon sakrifica nga qytetarët”.

‘Mos harroni se Edi Rama dhe regjimi i tij janë kalbësirë që nuk rezistojnë as 3 ditë ndaj mosbindjes civile’, theksoi ai.

Burimi: boldnews.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Aksident në Lushnje, automjeti përplas këmbësorin dhe largohet
lexo artikullin