Berisha kërkon lirinë, sot zhvillohet seanca gjyqësore në GJKKO
Ditën e sotme, GJKKO do të zhvillojë seancën e radhës gjyqësore, ku do të shqyrtohet kërkesa e kreut demokrat Sali Berisha për heqjen e masës së sigurisë “arrest shtëpie”.
Seanca e fundit u shty për shkak se gjyqtarja Irena Gjoka nuk arriti të ishte e pranishme në orarin zyrtar të nisjes së seancës.
Ndërkohë avokati i ish-kryeministrit, Genc Gjokutaj, tha se kjo shtyrje ishte e qëllimshme nga gjyqtarja Gjoka, pasi sipas tij kjo e fundit e dinte se kjo seancë sot nuk do të zhvillohej.
Kujtojmë se ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet në ‘arrest shtëpie’ që prej datës 30 dhjetor të 2023, pasi akuzohet si i përfshirë në dosjen “Partizani”.
Burimi: boldnews.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip