Ben Affleck mbante ende letrat e JLO kur ishte i martuar me Graner?
Në dokumentarin “The Greatest Love Story Never Told”, Jennifer Lopez zbuloi se Ben Affleck i mbante ende letrat e dashurisë që ajo i kishte dërguar kur ishte i martuar me Jennifer Garner. Aktori ka mbajtur të gjitha letrat dhe emailet që i kanë shkruar njëri-tjetrit 20 vjet më parë dhe i ka përmbledhur në një libër që i ka bërë dhuratë.
“Ky libër është një libër që Beni më dha Krishtlindjet e para që u rikthyem bashkë. Është çdo letër dhe çdo email që i kemi shkruar njëri-tjetrit nga 20 vjet më parë e deri më sot”, tha ajo në dokumentarin e saj.
Dokumentari hedh dritë mbi lidhjen e tyre të trazuar fillestare dyvjeçare, e cila tërhoqi vëmendjen e mediave, duke bërë që çifti të ndahet.
“Unë dhe Beni u ndamë tre ditë para dasmës sonë dhe u rrëzuam nga presioni . Ju mendoni se jeni mirë. Më është thyer zemra kur humba dashurinë e jetës sime, shokun tim më të mirë, dhe nuk mund të flisja për vite të tëra dhe kjo ishte pjesa më e vështirë. Më parë mendoja se të gjithë të tjerët ishin të lënduar, tani mendoj se isha vetëm unë”, tregon ajo në dokumentar.
Burimi: iconstyle.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip