logo
Baza e NATO-s në Kuçovë/ Rama: Me rëndësi për të gjithë Ballkanin

Baza e NATO-s në Kuçovë/ Rama: Me rëndësi për të gjithë Ballkanin

4 Mars, 2024
16:54

Rama: Duke parë një pjesë të të pranishmëve këtu si përfaqësues të një gjenerate tjetër që jetoi të gjitha zhvillimet dhe përpara ndryshimeve demokratike po referohem një fragmenti të gazetës Zëri I Popullit, në maj 1954 kur në Shqipëri erdhi udhëheqësi I Bashkimit Sovjetik dhe gazeta shkruante se të vdekurit po kërcënin nga gëzimi dhe lulet atë maj kishin celur më herët për të mirëpritur shokun Krushov. Është me rëndësi ky referims e në atë kohë Shqipëria me këtë bazë konsiderohej strategjik I perandorisë sovjetike dhe në Kucovë kishte një numër jo të vogël avionësh bombardues. Plani I luftës, do të niste me bombardimin e Vjenës, bazave të NATOs në Danimarkë dhe pjesë do të ishin edhe avionët e Kucovës.

Sot jetojmë në epokë tjetër dhe Shqipëria gjendet në anën tjetër. Duke mirëpritur me krenari aleatët e saj në një aleancë që është në radhë të parë vlerash në mbrojtje të paqes dhe dmeokracisë. Jam I lumtur sot që një punë e nisur prej kohës arriti të përfundojë dhe këtu janë plot miq partner aleatë, ku falenderoj ministrin Italian që ka ardhur edhe me disa avionë luftarakë me vete.

Dhe miqtë e aleatët tanë turq që për thuajse 3 dekade mbajtën gjallë frymën e kësaj bazë që sot është transformuar dhe e gatshme si një bazë e re e NATO me një rëndësi që kalon kufijtë e Shqipërisë. Me siguri për rajonin tonë.

……………….

I ngarkuari me punë i Ambasadës Amerikane në Shqipëri, David Wisner, u shpreh se me hapjen e bazës së Kuçovës, Shqipëria dëshmon se është një partnere e besueshme në mbrojtën e vlerave të përbashkëta perëndimore.

Ai shtoi se pavarësisht sfidave, NATO mbetet aleanca më e qëndrueshme dhe më e suksesshme në histori.

“Do ta përgëzoj Shqipërinë në përurimin e bazë së parë ajrore të NATO në Ballkan, dhe ky është një gur kilometrik  në përkushtimin e Shqipërisë ndaj parimeve të NATO në mbrojnë e paqes, lirisë dhe demokracisë dhe kundërshtimin e kërcënimeve përmes parandalimit dhe mbrojtjes.

NATO qëndron si aleanca më e qëndrueshme dhe më e suksesshme në histori. Pavarësisht sfidave të mëdha, NATO është më e fortë dhe më e madhe dhe me burime më të mira.”, tha ai.

………………………

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi njoftoi sot rihapjen e bazës ushtarake ajrore të Kuçovës.

Në fjalën e tij në ceremoninë e përurimit të bazës së re të NATO-s në Kuçovë, Peleshi ka deklaruar se do jetë baza kryesore e Forcave Ajrore të Shqipërisë ndërsa theksoi se kjo është një pikë strategjike për Aleancën dhe për rajonin.

“Sot deklarojmë zyrtarisht hapjen e bazës së NATO-s në Kuçovë. Një ekip i jashtëzakonshëm ka punuar ditë e natë për ngritjen e kësaj baze. Erdhi koha që në Kuçovë të ndihet jehona e avionëve të NATO-s”, nënvizoi Peleshi.

 

Burimi: ntv.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

E nxorrën veten ‘zbuluar’, ja kush është partneri i ri i Diola Dostit
lexo artikullin