logo
Basketboll, Amerika me ekip ëndrrash në Olimpiadë

Basketboll, Amerika me ekip ëndrrash në Olimpiadë

2 Mars, 2024
14:08

Një skuadër ëndrrash për Lojrat Olimpike. Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatiten për Olimpiadën dhe duket se medalja e arit është vetëm një formalitet dhe diskutim i mbyllur.

Kjo për shkak se emrat që do të thirrën në Paris këtë verë janë gjigantët e NBA.

Nga LeBron James, Stephen Curry, Jayson Tatum, Kevin Durant, apo Joel Embid. Mediat e huaja zbulojnë se kjo do të jetë pesëshja startuese në çdo ndeshje, ndërsa stoli nëse në këtë rast mund të konsiderohet si i tillë, mban emra si Anthony Davis, Anthony Edwards, Paul George dhe Kawhi Leonard.

Ashtu si në çdo edicion tjetër, edhe këtë herë Shtetet e Bashkura të Amerikës me yjet e saj në parket mbeteten skuadra favorite për të fituar medaljen e arit në Paris me kompeticionin madhor që starton më 26 korrik të verës që po vjen.

Burimi: boldnews.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Hendbollistet e reja të Kosovës, në finale të IHF Trophy Intercontinental
lexo artikullin