Bashkimi vazhdon me fitore në Ligën Unike
Basketbollistet e Bashkimit kanë vazhduar me fitore në Ligën Unike. Bashkimi ka shënuar edhe fitoren e katërt në po aq ndeshje të luajtura në këtë ligë.
Në duelin e xhiros së katërt të luajtur në Prizren, Bashkimi triumfoi bindshëm ndaj skuadrës së Tiranës, që e mposhti me rezultatin e thellë 83:40.
Me këtë fitore, Bashkimi forcohet në krye të tabelës me tetë pikë dhe është ekipi i vetëm që nuk di për humbje ende këtë edicion të Ligës Unike.
function isBlockedCountry() {
var blockedCountries = [‘XK’, ‘AL’]; // ISO 3166-1 alpha-2 country codes for Kosovo and Albania respectively
var xhr = new XMLHttpRequest();
xhr.open(‘GET’, ‘https://ipapi.co/country/’, true);
xhr.onload = function () {
if (xhr.status === 200) {
var countryCode = xhr.responseText.trim();
if (blockedCountries.includes(countryCode)) {
// User is in one of the blocked countries, do not load the ad
console.log(‘User is in a blocked country.’);
} else {
// User is not in a blocked country, load the ad
loadAd();
}
}
};
xhr.send();
}
// Function to load the advertisement onto the webpage
function loadAd() {
var atOptions = {
‘key’: ‘a7f70856a07251d6e84c95819bee862f’,
‘format’: ‘iframe’,
‘height’: 250,
‘width’: 300,
‘params’: {}
};
document.write(” + ‘ipt>’);
}
isBlockedCountry();
Amerikanet Adrienne Godbold dhe Sarah Mgbeike ishin më të dalluarat te Bashkimi në fitoren ndaj Tiranës. Godbold ndeshjen e mbylli me 26 pikë e 17 kërcime, ndërsa Mgbeike pati 19 pikë e 15 kërcime. Te Tirana, Morina Bojka ishte e vetmja që realizoi pikë dyshifrore pasi regjistroi 13 pikë.
Prishtina mposhti Flamurtarin për fitoren e tretë në katër ndeshje të luajtura dhe është në vendin e dytë në tabelë me shtatë pikë.
Prishtina në kryeqytet triumfoi me shifrat 65:47 ndaj ekipit nga Vlora. Asianne Johson me 19 pikë dhe Jade Williams me 14 pikë e 12 kërcimeve ishin më efikaset te Prishtina, ndërsa te Flamurtari u veçua Asia Henderson me 14 pikë e po aq kërcime.
Ndërkohë, skuadra e Penzës ka regjistruar fitoren e parë këtë edicion në Ligën Unike pasi në Tiranë mposhti Partizanin, që është kampion në fuqi dhe i ka humbur të gjitha ndeshjet deri më tani. Penza triumfoi me shifrat 82:76 dhe më e merituara për këtë fitore të ekipit nga Peja ishte Lucia Pevy me 24 pikë të shënuara e 7 kërcime.
Burimi: teve1.info
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip