Basha do vijojë me përjashtimet e tjera, Bardhi do të mbledhë deputetët. Çfarë pritet sot
Gazment Bardhi pritet të mbledhë grupin parlamentar të Partisë Demokratike për të informuar deputetët në lidhje me ngecjen e negociatave me mazhorancën në Konferencën e Kryetarëve.
Mësohet se Bardhi e ka kërkuar vetë takimin me kolegët demokratë për t’i informuar ata në lidhje me komisionet hetimore si dhe ngritjen e nënkomisioneve “Për Reformat”, të dakordësuara në parim në mbledhjen e djeshme me socialistët.
Ndërkohë, nga ana tjetër, Lulzim Basha do të mbledhë në orën 17:00 Kryesinë e grupimit të tij. Burime për mediat bëjnë me dije se Basha do të përjashtojë deputetë të tjerë, që i janë larguar prej gurpit të tij, ku tashmë deputetët që e mbështesin atë janë më pak sesa gishtat e dorës.
Burimi: boldnews.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip