logo
“Bardhezinjtë” si “Zikaltërit”, Juventus pranë firmës me një lojtar në prag “skadence”

“Bardhezinjtë” si “Zikaltërit”, Juventus pranë firmës me një lojtar në prag “skadence”

8 Shkurt, 2024
21:00

Me ardhjen e “specialisit” të merkatos, Cristiano Guintoli, te “Bardhezinjtë” e Juventus mënyra e transferimit të lojtarëve, te kësaj të fundit ka ndryshuar jo pak, teksa në fokus janë vënë lojtarët premtues, si dhe afrimi i lojtarëve pa kosto ose e thënë ndryshe me parametra zero, ku duket se “Zonja e Vjetër” është pranë sigurimit të një emri të njohur për sulmin.

Bëhet fjalë për “fantazistin” brazilian, Felipe Anderson, me anësorin 30-vjeçar, të “Shqiponjave”, të Lazio, i cili nuk po gjen dot “gjuhën” e përbashkët me Presidentin Lotito, për të rinovuar kontratën e tij te “Bardhekaltërit” e kryeqytetit, duke përfunduar kështu në “radarët” e Juventus, me këta të fundit, që i kanë parashtruar një kontratë tejet fitimprurëse.

Plot 3.5 milionë euro në seozn, për 3 vitet e ardhshme. Kjo është oferta që “Zonja e Vjetër” ka gati për Felipe Anderson, me brazilianin, i cili siç theksuam tashmë ka 30 vite mbi supe e ndoshta ky mund të jetë shansi i tij i fundit, për të bërë një marrëveshje, të majme, si dhe me një klub të madh, në elitën e futbollit evropian, siç është edhe Juventus.

Vetë autori i 55 gola e 63 asistimeve, në 306 përballjet me fanllën e Lazio e pëlqen këtë lëvizje, megjithatë nga ana e tij, Lotito nuk ka bërë ende një lëvizje konkrete për rinovimin e kontratës së Anderson e nëse “numri 1” i “Shqiponjave” kryeqytetase barazon ofertën e “Zonjës së Vjetër”, nuk do të ishte çudi nëse braziliani qëndron në Romë.

Burimi: ntv.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Kredia e re, nivele rekord! Ekspertët: Shqetësuese është rritja vetëm tek individët, jo biznesi
lexo artikullin