Banorët rrëfejnë shpërthimin në Lushnje: Ishte e frikshme! Llamarinat u ngritën në ajër…
Një shpërthimi i fortë ka tronditur këtë të premte Lushnjen. Ngjarja ka ndodhur në një kapanon, dhe si rezultat i shpërthimit humbën jetën dy persona dhe u plagosën 6 të tjerë mes tyre edhe deputeti i PS Bujar Çela.
Raportohet se nga shpërthimi i fuqishëm janë dëmtuar edhe disa biznese që ndodheshin pranë kapanonit ku ndodhi edhe shpërthimi. Sakaq banorë të zonës janë shprehur për mediat se shpërthimi ishte shumë i fuqishëm dhe ka shkaktuar panik.
“Isha në servis kur ndodhi. Ishte shpërthim shumë i fuqishëm”, tregoi një prej qytetarëve.
“Shumë e frikshme, dëgjova vetëm zhurmë. Llamarinat u ngritën në ajër”, tha një tjetër qytetar.
Momenti i shpërthimit:
Burimi: boldnews.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip