“Ballkani i rrezikuar nga Rusia”, Rama: Baza ajrore në Kuçovë element sigurie, së shpejti edhe baza detare në Porto Romano!
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në ceremoninë e hapjes së bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë, u shpreh se baza ajrore në Kuçovë është një element sigurie për Ballkanin Perëndimor.
Rama theksoi se rajoni është “jo pak i rrezikuar” nga Federata Ruse, ndaj kjo bazë është një aset për të gjithë rajonin.
Pas bazës ajrore taktike në Kuçovë, Rama shpalosi planin për bazën detare të NATO-s në Porto Romano.
Burimi: vovmagazine.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip