
Avokatja e Dani Alves kërkon lirimin e ish-lojtarit: Marrëdhënia ishte konsensuale
Dani Alves u dënua para disa ditësh me katër vite e gjashtë muaj burg për përdhunimin e një vajze 23-vjeçare në një klub të Barcelonës në natën e 31 dhjetorit në vitin 2022.
Megjithatë, avokatja e brazilianit, Ines Guardiola, me të drejtën për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Barcelonës, këmbëngul se klienti i saj duhet liruar nga burgu ose minimalisht dënimi duhet t’i ulet deri në një vit e gjysmë për shkak se marrëdhënia me vajzën në fjalë ishte konsensuale dhe se asgjë nuk është bërë pa dëshirën e saj.
Burimi: boldnews.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip