logo
Autobiografia e Kamala Harris në shqip, autore e parathënies Linda Rama: E bukura e demokracive është që populli vendos, unë kam nënvizuar

Autobiografia e Kamala Harris në shqip, autore e parathënies Linda Rama: E bukura e demokracive është që populli vendos, unë kam nënvizuar

13 Nëntor, 2024
21:01

Promovohet në Tiranë autobiografia e Kamala Harris, zv.presidentes në detyrë të SHBA, e cila humbi zgjedhjet për President përballë Donald Trump.

Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, e cila është autore e parathënies së autobiografisë, foli gjatë promovimit të librit për përjetimet e saj.

“Libri është shkruar kur Kamala ishte zv.presidente dhe ishte një nga dy kandidatët që kërkonte të hynte në zyrën ovale. Karriera e Kamalës ishte kaq graduale, sa herë kisha nota mosbesimi, a është një guidë se si duhet të jetë një prokuror apo si duhet të jetë një politikane. Asnjëherë nuk më erdhi si një grua që në fakt rrënjët e saj biologjike dhe sociale, i kishte të grupet vulnerabël të shoqërisë. Ajo nuk kishte asnjë lloj vulnerabiliteti në libër. Ndërsa dëgjoja fushatën, mua Kamala më vinte me fuqinë e saj nga libri i shkruar në vitin 2018”, tha Linda Rama.

Ajo u ndal dhe te humbja e Harris, teksa tha se gjithçka ndodhi siç e donte populli amerikan. Kjo është e bukura e demokracive, tha Linda Rama, duke shtuar se është populli ai që vendos.

Kamala nuk do të hyjë në zyrën ovale dhe pavarësisht si erdhën gjërat, gjërat erdhën ashtu siç e donte populli amerikan. Kjo është e bukura e demokracive që populli vendos. Tranzicioni i 30 viteve na e ka mësuar. Një përjetim tjetër që kam pasur, po kjo Shqipëria e vogël sa shumë eksperiencë ka pasur në këto 30 vite, sa në të gjitha debatet që bëhen na bën të ndihemi pjesë e një konteksti të jashtëzakonshëm siç janë zgjedhjet në SHBA. Fuqia për të prekur plagën dhe aftësia për t’u futur në rolin e viktimës, gjithmonë kur flasim për prokurorin. Politika si aleat i më të dobëtit, sjellja e politikanit ndaj dështimit dhe ofertës për karrierë, një krim ndaj dikujt si krim ndaj gjithkujt, raporti ndaj kërkimit shkencor dhe me shifrat. Doja të isha vetja në parathënien e Kamalës e frymëzuar nga Kamala”, tha Linda Rama.

Sipas saj, “profili i prokurorit për mua mbetet një kërshëri e veçantë”.

“Në parathënie kam nënvizuar që kërcënimet për liritë dhe të drejtat e fituara nga brezat, janë reale dhe do jenë të pranishme për ata që do vijnë”, deklaroi Linda Rama.

Burimi: lajme.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Tragjedi në Kosovë/ Vriten 2 persona në lokal, autori djali i ish-kandidatit të LDK
lexo artikullin