logo
Atentati me dy të plagosur në Shkodër, zbardhet dëshmia e tyre!

Atentati me dy të plagosur në Shkodër, zbardhet dëshmia e tyre!

13 Mars, 2024
10:04

Janë duke vazhduar me intensitet hetimet policore në lidhje me zbardhjen e atentatit të një nate më parë në Shkodër, me dy persona të plagosur. Më shumë se 100 plumba u gjuajtën në drejtim të shtetasve Gjergj Ndërshtiqaj, efektiv policie e Gjon Leka kunati i tij, në fshatin Hot i Ri. Uniformat blu ende nuk kanë mundur që të identifikojnë autorët e armatosur, që gjithashtu ishin të maskuar, pasi mbanin maska.

Por, u gjet një makinë e djegur që dyshohet të jetë përdorur prej tyre. Brenda automjetit ishin edhe tre armë kallashnikovë. Vetëm dy prej tyre mund që të jenë përdorur.

Dy të lënduarit e atentatit arritën që të mbijetonin për mrekulli, çka vlen akoma më shumë për një person të tretë që udhëtonte në të njëjtën makinë me ta dhe që shpëtoi pa marrë plagë. Pasi u pyetën paraprakisht nga hetuesit, dy të dëmtuarit u shprehën se nuk kanë arritur që të shohin se kush ishin autorët e sulmit. Për atë që ndodhi, u shprehën:

Po ashtu, raportohet se dy të plagosurit, Gjergj Ndërshtiqaj e Gjon Leka ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Shkodrës ndërsa secili ka marrë nga dy plumba në trup. Ishin plot 106 plumba nga më shumë se katër karikatorë automatiku që u zbrazën mbi ta. Kallashnikovët e gjetur në automjetin e djegur të autorëve të dyshuar u sekuestruan nga policia në cilësinë e provës materiale.

Dy prej automatikëve që janë përdorur u zbuluan në sediljen e përparme të mjetit ndërsa arma e tretë automatik u gjet në bagazh ndaj dhe mendohet se ka qenë rezervë. Nga pamjet e kamerave të sigurisë ende nuk është arritur që të bëhet identifikimi dhe kjo për shkak se autorët nuk dalin në ato imazhe të regjistruara.

 

Burimi: vovmagazine.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Hapet testamenti i aktorit të ndjerë Matthew Perry!
lexo artikullin