Atentat me armë zjarri ndaj dy të rinjve shqiptarë në Romë – Detajet
Dy shqiptarë kanë mbetur të plagosur me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në periferi të Romës.
Sipas mediave italiane, të lënduarit janë dy shqiptarë 26-vjeçarë, të dënuar për drogë. Identiteti i shqiptarëve nuk bëhet i ditur, ndërsa bëhet e ditur se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Raportohet se ndaj tyre është qëlluar teksa ndodheshin në bordin e një makine të marrë me qera.
Ata kanë dëshmuar se një automjet ndaloi pranë makinës së tyre dhe prej saj doli një person i cili qëlloi me armë zjarri. Autori ka qëlluar të paktën katër herë.
Burimi: boldnews.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip