Gazetari Artan Hoxha, ka zbuluar një tjetër rast ku përfshihet Alma Kaçi, personi që u shfaq në video skandalin e Safet Gjicit.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Hoxha tha se Kaçi u dënua nga gjykata edhe për shkak se i dërgoi foto shantazhuese vajzës adoleshente të një drejtuesi të lartë të policisë në Durrës, ku ky i fundit shfaqej i zhveshur.
Hoxha tha se Alma Kaçi u dënua me gjobë në këtë rast, por shtoi se Kaçi ka qenë e përfshirë në disa raste të ngjashme shantazhi.
“Ka edhe një vendim tjetër, e ka dhënë gjykatësja Migena Laska dhe ka qenë e pandehur zonja në fjalë, por aty e akuzuar me akuzën e shantazhit të të miturve. Në këtë rast, e pandehura u akuzua sepse i ka çuar një video dhe disa mesazhe, vajzës adoleshente të një zyrtari të lartë të policisë në Durrës.
Alma Kaçi është gjetur fajtore dhe është dënuar, për shkak edhe të kushteve dhe problemeve, u dënua me një shumë prej 2 milionë lekëve të vjetra.
Ka patur edhe një rast tjetër, që ka marrë banesa nga fondi i rindërtimit. Ajo çështje nuk u publikua asnjëherë.
Ky vendim që sapo përmenda, në fakt të bën të dyshosh, që të dyja vendimet e marra bashkë duhet të kishin një përfundim tjetër. SPAK heton për korrupsion dhe jo për këtë akuzë ushtrim prosti*ucioni. Do të shohim vijimin e kësaj çështje”, tha Hoxha.
Lidhur me dënimet e Safet Gjicit dhe Alma Kaçit, Hoxha deklaroi se iu duk si një dënim “as mish as peshk”.
“Në këto momente kur ka gjëra më të mëdha, këto gjërat e vogla rrëshkasin. Kjo histori nisi me akuzën e korrupsionit dhe gjykata speciale, mu duk vendim as mish as peshk, sepse nëse binte akuza për korrupsion më mirë nxirre të pafajshëm. Në marrëdhënien e tyre njëri akuzohet për shpërdorim detyre dhe tjetri për pros*itucion.
Në këtë rast Safeti nuk ka dhënë para. Safeti tha që para aktit, vajza i ka dhënë lëndë narkotike. Gjithë ajo ngjarje, përfundoi në këtë. Vendimi është tre vjet, por me gjykim të shkurtuar do të bëjë dy vite burg.
Për Akma Kaçin u la një vit burg. Prokuroria do ta apelojë vendimin, por edhe avokatët e dy të dënuarve. Palët kanë dalë të pakënaqur. Edhe gjatë seancës së djeshme, u këmbëngul që persona të tretë e kanë inciuar këtë.
U përmend Abedin Oruçi, kam nxjerrë një rast para dy vitesh, që kishte rrahur Safet Gjicin. Abedini ka qenë kryetar komune, është personazh i rëndësishëm atje. Në Kukës ka qenë mbështetës i opozitës. Safeti ka qenë mbështetës i së djathtës, por pastaj e çoi Rama prefekt.
Abedin Oruçi ka patur mbështetje lokale aty, ka qenë faktor lokal. Nuk kishte rëndësi kush e thërriste, por ai kishte votat e veta të palëvizshme. Përplasja e tij me Safet Gjicin, që u çua si dorë e fortë e Ramës atje. Ishin dy faktorë lokalë që u përplasën.
Sot jemi para faktit që as u hetua çfarë ndodhi, as pse e bëri, asgjë. Jemi para faktit që këta u dënuan, qentë e Kukësit shpëtuan”, tha Hoxha.