Arsyeja se përse Dubai po importon akull nga Groenlanda!
Së fundmi Dubai po importon akull nga Groenlanda në mënyrë që t’i përdorin në bare-restorante për të ftohur pijet. Kompania, Arctic Ice, dërgoi kontejnerin e saj të parë me rreth 22 tonë akull të Grenlandës në Dubai për në restorante, me qëllim që ta servirin në pijet e shtrenjta.
“Ne po kërkojmë për akullin më të pastër,”-tha Malik V. Rasmussen, një nga bashkëthemeluesit e Akullit Arktik. Pasi të kenë dalluar një ajsberg që u pëlqen, e tërheqin atë në një anije duke përdorur një vinç, e presin në copa më të vogla dhe e paketojnë në arka të izoluara. Një mostër e çdo ajsbergu testohet në një laborator për t’u siguruar që nuk ka mikroorganizma ose baktere.
Ndërkaq, Groenlanda po humb mesatarisht 30 milionë tonë akull në orë për shkak të ndryshimeve klimatike që është 20% më shumë sesa mendohej më parë, ka zbuluar një studim. Disa shkencëtarë janë të shqetësuar se ky burim shtesë i ujit të ëmbël në veri të Atlantikut mund të nënkuptojë një kolaps të rrymave oqeanike është më afër fillimit, me pasoja të rënda për njerëzimin.
Humbja e madhe e akullit nga Groenlanda si rezultat i ngrohjes globale është regjistruar për dekada. Teknikat e përdorura deri më sot, të tilla si matja e lartësisë së shtresës së akullit ose peshës së saj nëpërmjet të dhënave të gravitetit, janë të mira në përcaktimin e humbjeve që përfundojnë në oqean dhe e çojnë lart nivelin e detit.
Burimi: vovmagazine.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip