Arsenalin eliminon Porton pas penalltive
Liderit të Premier Leagues, Arsenalit i janë dashur penalltitë për ta eliminuar skuadrën e Portos në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve.
Me këtë triumf, Arsenali është kualifikuar në çerekfinale të Championsit për herë të parë pas 14 vjetësh.
Në duelin e luajtur të martën mbrëma në “Emirates Stadium” të Londrës, Arsenali fitoi 4:2 pas penalltive. Koha e rregullt e takimit dhe dy vazhdimet nga 15-të minuta përfunduan 1:0 në favor të Arsenalit, por ky avantazh nuk mjaftoi për ta eliminuar Porton që e kishte mposhtur ekipin londinez me rezultatin identik në ndeshjen e parë.
Golin e vetëm në këtë ndeshje para se të shkohej në penallti, e shënoi Leandro Trossard në minutën e 41-të.
Sa i përket penalltive, të gjithë lojtarët e Arsenalit ishin të saktë nga pika e bardhë: Martin Odegaard, Kai Havertz, Bukayo Saka e Declan Rice.
Ndërkohë, te Porto realizuan Pepe dhe Marko Grujiq derisa dështuan Wendell dhe Galeno përball portierit David Raya.
Burimi: teve1.info
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip