
Arsenali interesohet për portierin Ramaj
Skuadra e Arsenalit ka shprehur interesim për portierin Diant Ramaj, kanë njoftuar të hënën mediumet britanike.
Bëhet e ditur se Ramaj tek Arsenali po shihet si i duhuri për ta zëvendësuar reprezentuesin e Anglisë, Aaron Ramsdale. Ramsdale në verë do të largohet nga Arsenali pasi e ka humbur vendin e titullarit dhe ekipi nga Londra po insiston në transferimin e Ramajt.
Në fakt, është trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ai që po interesohet për Ramajn, të cilin thuhet se e ka monitoruar edhe para fillimit të këtij edicioni. Arteta po e sheh 22-vjeçarin si konkurrencë të fortë për David Rayan për edicionin e ardhshëm.
Ramaj në fillim të këtij edicioni iu bashkua Ajaxit dhe ekipi holandez për kartonin e tij po kërkon të paktën 15 milionë euro.
Ai ka kontratë me Ajaxin deri në vitin 2028 dhe këtë edicion ka regjistruar 17 paraqitje në Eredivisie. Para Ajaxit, Ramaj ka qenë pjesë edhe e Eintracht Frankfurtit e Heidenheimit.
Burimi: teve1.info
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip