Arrestimi i Liamit në BBV/ Avokati: Ai nuk ka nënshtetësi shqiptare, policia gaboi!
Liam Mandiaro (Osmani) u arrestua ditën e djeshme brenda shtëpisë së Big Brother Vip, vetëm një ditë pasi i ishte bashkuar garë, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar në maj të 2022-tës me 2 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale të “mashtrimit”. Sipas autoriteteve, ai ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani në vitin 2019, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse.
Avokati i tij, Dritan Shehaj, në një intervistë për emisionin “Breaking” është shprehur se Policia gabon kur i referohet si shtetas shqiptar, pasi sipas tij, Liami që prej vitit 2019 nuk e ka më nënshtetësinë shqiptare, pasi ka marrë atë gjermane.
Ai tregoi se Liami ka qëndruar prej rreth një jave në zonë e ish-Bllokut në kryeqytet dhe autoritetet u kujtuan vetëm kur e panë në TV. Sipas tij, procesi i dënimit është bërë pa dijenën e tij dhe me avokatë që nuk kanë asnjë lloj kompetence nga ana e Liamit.
“Unë jam njohur dje me çështjen dhe u desh të mbaja një qëndrim për shkak të paradoksit të situatës. Po flasim për një shtetas të huaj, ndaj të cilit nuk është dhënë asnjë lloji dokumenti për ta njoftuar nga autoritetet e vendit përkatës, gjithçka është bërë në mungesë të tij. Në vendim i referohet si shtetas shqiptar, gjë që është e gabuar, pasi Liami është shtetas gjerman dhe prej vitit 2019 nuk e ka nënshtetësinë shqiptare, pasi i është hequr me dekret nga Presidenti i Republikës.
Nuk mund të bëhet ky vendim si shabllon, me njoftime të palajmëruara përmes një procesi të bërë pa dijenën e tij dhe me avokatë që nuk kanë asnjë lloj kompetence nga ana e Liamit. Është shumë e çuditshme se si një vendim i vitit 2022 nuk figuron i regjistruar pranë organeve të policisë ku Liami nga Gjermania kalon i rregullt, vjen në Rinas, nuk del se është i kërkuar, jeton një javë në Tiranë në mes në Bllokut, e shohin në televizor dhe shkojnë e fusin në burg. Duhet të ndihemi mirë që ‘Policia e Shtetit’ e shikon Big Brotherin.” – tha avokati i Liamit.
Burimi: boldnews.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip