Gazetari Arian Çani është shprehur se Edi Rama është ivetmi kryeministër në këto 30 vite që ka kuptuar se politika e jashtme është e vetmja politikë e brendshme.
Ai tha se Rama e ka ngritur stekën dhe po luan fort.
Çani u shpreh gjithashtu se me samitet dhe marrëdhëniet që Rama ka krijuar me ndërkombëtarët, askush nuk e priste dhe shtoi se kryeministri ka punuar fort për t’ia arritur kësaj.
“Të gjitha gjurmët të çojnë te Edi Rama. Rama ndoshta është i pari kryeministër në këto 30 vite që ka bërë atë që është teza e Iljazajt, që do të thotë, ka kuptuar se politika e jashtme është e vetmja politikë e brendshme.
Pra si të thuash, por krijoj një fabul të re. Me këto samitet, me marrëdhëniet që i ka krijuar vetë, askush nuk e priste këtë gjë.