“Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, arritje madhore”, Basha: Hapja e bazës së Kuçovës, lajm i mirë për Shqipërinë dhe për sigurinë e rajonit në një kohë të trazuar!
Kryetari i PD, Lulzim Basha, në një postim në Facebook, tha se baza ajrore në Kuçovë është një lajm i mirë jo vetëm për vendin tone, por edhe për rajonin, i cili është i rrezikuar nga Rusia.
Postimi i Lulzim Bashës
Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO 15 vjet më parë ishte një nga arritjet më të mëdha të shqiptarëve.
Sot falë mbështetjes së Aleancës më të madhe të sigurisë u hap baza ajrore e NATO-s në Kuçovë.
Ky është një lajm i mirë jo vetëm për Shqipërinë, por për sigurinë e të gjithë rajonit në një kohe të trazuar dhe të kërcënuar nga përpjekjet e Rusisë për të krijuar vatra te reja konflikti në Ballkanin Perëndimor.
Mirënjohje NATO-s, SHBA, Turqisë, Italisë, Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe aleatëve të tjerë për ndihmën dhe mbështetjen për paqe dhe siguri në Ballkanin Perëndimor.
Burimi: vovmagazine.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip