Analisti kosovar, Agon Maliqi, ka shkruar për dy emrat që tashmë duket se presidenti i zgjedhur, Donald Trump, do t’i emërojë në pozita kyçe në administratën e re. Bëhet fjalë për Marco Rubio që pritet të jetë Sekretar i Shtetit dhe për Mike Waltz në pozitën e Këshilltarit për Siguri Kombëtare.
Sipas Maliqit, bazuar në rrethanat aktuale, është zhvillim pozitiv persa i përket aspektit të politikave të sigurisë, fakti që këta dy emra do të jenë në këto dy pozita dhe se ata i përkasin linjës tradicionale republikane, të afërt me presidentin Bush.
Persa i përket Kosovës dhe Ballkanit, Maliqi u shpreh se të dy emrat kanë pasur pak ndërvëprim, megjithatë tha se duke qenë në komisione në Senat e Kongres, e kanë parasysh pasqyrën historike të zhvillimeve.
Analisti kosovar gjithashtu ka shtuar se ky nivel kaq i lartë i zyrtarëve në Administratë s’do të merren drejtpërdrejt me rajonin, ata megjithatë do ti përcaktojnë kornizat dhe eventualisht mund të ketë ndonjë takim korridoreve me përfaqësuesit e shtetit të Kosovës.
“Ajo që mbetet shqetësuese është infrastruktura ndikuese e Kosovës, jo vetëm në Washington por edhe në Evropë, e cila është përtokë nga humbja e kredibiltietit dhe besimit për shkak të qasjes së saj, ia ka dorëzuar Beogradit dhe lobit serb në Uashington çelësin e marrëdhënieve me rajonin” – ka theksuar Maliqi.