Alessio Alia dhe Jonida Maliqi: Një Marrëdhënie Më Shumë Se Miqësi?
Alessio Alia ka rikthyer sërish vëmendjen ndaj marrëdhënies së tij me Jonida Maliqin. Komentet e tij për këngëtaren dhe reagimi ndaj një videoje nga “Big Brother VIP” kanë ngritur dyshime rreth natyrës së lidhjes mes tyre. Mbrëmjen e djeshme, Alessio trazoi ujërat në emisionin “Goca dhe Gra”, duke lënë hapësirë për spekulime të shumta. Shkëndija e parë e situatës u ndez brenda shtëpisë, kur gjatë transmetimit të këngës së Jonidës, Alessio u duk dukshëm i emocionuar. Ai tha: “Oh, kënga që i kam bërë unë Jonidës. Jam edhe në klip.” Kur Miri e pyeti: “Pse e do kaq shumë?”, Alessio u përgjigj enigmatikisht: “Nuk e di. S’e di as vetë.” Kur u përball me videon në studio, Alessio përpiqej ta mbante bisedën në një nivel profesional, duke theksuar se Jonida është pjesë e kompanisë së tij. Megjithatë, një frazë e tij e fundit nxiti sërish dyshimet: “Këtë këngë e kemi bërë me Jonidën, sepse ajo është në kompaninë time… Çdo gjë tjetër ngelet histori.” Kjo deklaratë nuk i shpëtoi moderatores Rudina Dembacaj, e cila e pyeti drejtpërdrejt nëse kishte ndonjë histori dashurie mes tyre. Alessio zgjodhi të mos përgjigjej me fjalë, por vetëm qeshi, duke evituar një mohimi të qartë. Ai përfundoi me një frazë që lë shumë hapësirë për spekulim: “Është një nga femrat më të forta që kam njohur në jetën time dhe e respektoj shumë.” Kjo përgjigje e tij la gjithçka në mister dhe vazhdon të ngjallë kuriozitet rreth marrëdhënies së tij me Jonidën.
Na ndiqni:





