Aksident i frikshëm te “Brryli”, përplasen dy makina, njëra ia fut dhe kangjellave e pemës
Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të premte në zonën e “Brrylit” në Tiranë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Siç shihet dhe në foton e mësipërme, për shkak të përplasjes së fortë, një prej automjeteve ka përfunduar duke u përplasur më pas me kangjellat anës rrugës dhe me një pemë. Ndërsa, makina tjetër ka mbetur në mes të rrugës.
Dyshohet paraprakisht që shkak për aksidentin është bërë shkelja e semaforit nga një prej mjeteve, që ka shkaktuar përplasjen e fortë.
Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa nuk raportohet për të plagosur, por vetëm për dëme materiale.
Burimi: boldnews.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip