logo
Ajeti në rolin e bomberit, gol spektakolar në Rumani – Video

Ajeti në rolin e bomberit, gol spektakolar në Rumani – Video

3 Mars, 2024
3:44

Mbrojtësi i Kombëtares, Arlind Ajeti nxori nga repertori i tij një gol spektakolar, në duelin ndaj Farul Konstantas.

Ishte minuta e 82-të, ku pas një goditje nga këndi, topi shkoi te Ajeti, i cili me një koordinim perfekt, me një gjuajtje në stil “volej” e dërgoi topin në trekëndësh.

Një realizim fantastik ky nga ana e shqiptarit, që i dhuroi një pikë të rëndësishme skuadrës së tij Kluzh, në duelin ndaj Farul Konstantas që përfundoi me shifrat 1-1.

Për Ajetin, ky ishte goli i tretë në 20 ndeshje me fanellën e rumunëve të Kluzh, që drejtohen nga Adrian Mutu.

Video e golit të Ajetit

Burimi: boldnews.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Debutim i hidhur në UFC, luftëtari shqiptar mundet me “knockout” (VIDEO)
lexo artikullin