Adriana Matoshi përballet sërish me sëmundjen e rëndë: Lutuni të kthehem…
Aktorja e njohur dhe deputetja në Kuvendin e Kosovës, Adriana Matoshi, rreth tre vite më parë mposhti për herë të dytë sëmundjen e rëndë.
Ajo luftoi sërish pas 9 vitesh me tumori në kokë dhe ja doli me sukses.
Por, për fat të keq Adrianës i duhet sërish të bëjë një komunikim të dhimbshëm me ndjekësit.
Ajo ka njoftuar se po përballet me një sëmundje të re dhe se i duhet t’i lë të gjitha angazhimet për të kryer një operim.
Dy armiqë konsideron në jetë Adriana Matoshi, ata që në fytyrë të qeshin dhe pas shpine të shkelin dhe më e rëndësishmja, kur të tradhton shëndeti.
Ajo thotë se në këtë muaj të shenjtë po lë pas çdo gjë, që nga njerëzit më të dashur te angazhimet profesionale.
“Lutuni të kthehem mirë”, përfundon ajo.
Postimi i plotë:
“çastin që e ke zbulu kush osht armiku yt, gjysmën e betejës e ke fitu.
E, unë në jetë i konsideroj vetëm dy armiq.
• Ata që t’i rrehin krahët e të keshin në fytyrë po të shkelin e poshtnojnë pas shpine.
• Shëndetin kur të tradhton at’herë kur mendon që je e gatshme me e bajt një mal mbi supe.
Sëmundjet e mija i kanë hap gjithmonë shume perde, e kanë shpërfaq fytyra të shumta pa maska. Njerëz të shumtë që kanë kesh ma shumë me problemet e mia, sesa me sukseset e mia.
Sonte po du me i gëzu krejt kto zemra të ligshta për s’vogli, e me i shqetësu shumë zemra të buta prej madhështie njerezore t’u ua dhon lajmin që tash e një kohë po përballna me një sëmundje të re.
Për me e ditë të plotë, thashë t’ju tregoj që problemi jem ka fillu para paraqitjes time televizive në Festivalin e Këngës në RTSH.
Nuk kom leju as vizita mjekësore me zhvillu në ditët kur kemi pas mbledhje në Kuvend e në komisionet ku jom përgjegjëse.
Jom kon prezente për krejt, veç për veten jo.
Shëndeti m’tradhtoj prapë. Krejt po mendoni që kjo është shej që duhna me e ulë ritmin e jetës, me i ulë angazhimet.
Në këtë mujë të shenjtë, po i lo prapë fëmitë e mi, prindtë e mi, punën tem, çdo angazhim të mundshem, shoqnine që m’dojnë.
E edhe juve me maska. Krejt, e po e marr veç Zotin edhe lutjet e mija e të ma të dashurve për një operim të radhës.
Unë edhe sonte, po shtrihna në spital për me u kthy prapë.
Inatin, urrejtjen, e vnerin që e vjellin çdo dite përmi emrin tem, po shkoj me e largu prej trupit tem.
Unë prapë ju du shumë!
Ma shumë se ju që ma doni të keqen e ma uroni vdekjen edhe publikisht.
Unë po shkoj, për me u kthy.
Ishalla ky muaj i shenjtë, urrejtjen ja ua kthen në Dashni.
Po shkoj.
Ju lutnu unë me u kthy mirë.
Unë po lutna me ju gjetë juve ma mirë se kurrë ma parë!”.
Burimi: vovmagazine.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip