Administratori i Milanit: Duam stadium të ri, ‘San Siro’ s’ka standarde
Gerry Cardinale përmend bashkëpunime me Interin, ndërkohë që Bashkia e Milanos synon të mbajë ekipet në “San Siro”.
Duket sikur krejt ndryshe e mendon Giorgio Furlani, që në cilësinë e administratorit të “Djallit” ka deklaruar: “Duke parë nga e ardhmja, plani i klubi tonë përfshin vazhdimin e rrugëtimit tonë ndërkombëtar të zgjerimit në Lindjen e Mesme dhe Amerikë, së bashku me projektin ambicioz të një stadiumi të ri.
Stadiumi ynë aktual, me moshën dhe kufizimet e tij, nuk i plotëson më standardet e nevojshme për të ofruar një përvojë optimale për tifozët tanë. Qëndrimi i klubit për stadiumin është i qartë, pasi kemi folur me kryebashkiakun e Milanos, për të cilin kemi një vlerësim dhe respekt të fortë, por prioriteti është projekti në San Donat.
Burimi: boldnews.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip