Alba Pollozhani flet për momentin më të rëndë në BBVK: Nuk ia uroj as armikut

Alba Pollozhani flet për momentin më të rëndë në BBVK: Nuk ia uroj as armikut

28 Maj, 2026 12:19

Alba Pollozhani ka bërë një rrëfim të ndjerë gjatë një interviste të fundit, ku ka folur hapur për periudhën e vështirë që ka përjetuar gjatë eksperiencës së saj në “Big Brother VIP Kosova”.

Ish-banorja u shpreh se brenda shtëpisë ka kaluar një nga momentet më të rënda të jetës së saj, duke e lidhur gjithçka me zhgënjimin emocional dhe problemet e zemrës për shkak të marrëdhënies me Lim Hotin.

“Në Big Brother VIP Kosova kam përjetuar momentin më të rëndë që një njeri mund të përjetojë në jetën e tij. Më e rënda që mund të kalohet dhe nuk tejkalohet asnjëherë është problemi me zemrën. Problemi i ndjesisë, problemi i dashurisë. Këtë nuk ia uroj askujt, as armikut”, u shpreh Alba.

Deklarata e saj ka prekur ndjekësit në rrjet, të cilët kanë komentuar gjatë për gjendjen emocionale të ish-konkurrentes dhe mënyrën e sinqertë si ajo foli për dhimbjen që ka përjetuar.