logo
48-vjeçari në Shkodër tenton të vrasë ish-vjehrrin, e përplas me makinë (EMRI)

48-vjeçari në Shkodër tenton të vrasë ish-vjehrrin, e përplas me makinë (EMRI)

3 Mars, 2024
9:44

Një 48-vjeçar i identifikuar si Ervin Çeka, është arrestuar nga Policia në Shkdoër, pasi ka tentuar të vrasë ish-vjehrrin e tij duke e përplasur me makinë.

Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në rrugën “Marin Biçikemi, ku 48-vjeçari ka përplasur me dashje ish-vjehrrin i cili ishte duke drejtuar një biçikletë.

Ky i fundit është shoqëruar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sakaq është sekuestruar automjeti që drejtonte 48-vjeçari.

“Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin:

E.Ç., 48 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë.

Ky shtetas, më datë 02.03.2024, në rrugën “Marin Biçikemi”, dyshohet se për motive të dobëta, me automjetin që drejtonte, ka përplasur me dashje biçikletën me të cilën po lëvizte në korsinë e dedikuar për biçikleta, ish-vjehrri i tij, shtetasi A. U., i cili është jashtë rrezikut për jetën”,- thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

Burimi: boldnews.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Kompania ku chatbot bën punën e 700 njerëzve
lexo artikullin