logo
26 vjet lavdi, sot fillon manifestimi “Epopeja e UÇK-së”

26 vjet lavdi, sot fillon manifestimi “Epopeja e UÇK-së”

5 Mars, 2024
10:37

Sot në Kosovë fillon Epopeja e UÇK-së, që këtë vit shënon 26 vjetorin e rënies së familjes heroike Jashari në Prekaz. Me 5 mars bëhen 26 vjet nga rënia e komandantit legjendar, familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë.

Me rënien heroike të tij, Kosova mundi frikën dhe i hapi shtigjet e lirisë dhe të ardhmërisë.

Në Lagjen e Jasharëve në Prekaz është ngritur monumenti më i madh për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe më 5, 6 e 7 mars të çdo viti, kombi shqiptar kthehet me respekt dhe admirim për ta kujtuar këtë ngjarje të lavdishme të historisë sonë më të re.

Sulmi i gjerë që Serbia e kishte ndërmarrë në Drenicë për të eliminuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ishte kthyer në një rrethim të hekurt për Lagjen e Jasharëve në Prekaz, që ishte qendra dhe simboli i luftës për liri në Kosovë.

Kjo ngjarje e rëndë më 5, 6 e 7 mars të vitit 1998 kishte ngritur çështjen e Kosovës në krye të agjendës botërore dhe vazhdon të jetë një kujtim i lavdishëm për historinë e kombit tonë.

Burimi: iconstyle.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Çështje në Podcast-in e radhës së kryeministrit: celulari si kuletë
lexo artikullin